TUNA APO ELVANA? Armend Rexhepagiqi zbulon emrin e këngëtares që pëlqen më shumë – AlpeGossip
TUNA APO ELVANA? Armend Rexhepagiqi zbulon emrin e këngëtares që pëlqen më shumë

TUNA APO ELVANA? Armend Rexhepagiqi zbulon emrin e këngëtares që pëlqen më shumë

Rikthimi në skenë i Armend Rexhepagiqit u prit shumë mirë nga publiku shqiptar. Edhe pse nuk është shfaqur në ekran, ai ka qenë gjithmonë aktiv, duke sjellë hite për artistë të tjerë shqiptarë. Këtu mund të përmendim bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën, me këngën ‘Tavolina e Mërzisë’, apo atë me Tunën në albumin ‘Fortuna’. I ftuar në emisionin ‘Nd’rrimin e Natës’ mbrëmjen e djeshme, Armendi është vënë përpara një zgjedhje, por përgjigja për të nuk ishte aspak e vështirë. “I ke të dyja shoqe, por njërën duhet ta pëlqesh më shumë. Zgjidh mes Elvanës dhe Tunës”, e ka pyetur moderatori, ndërsa këngëtari është shprehur kështu:

“Tuna. Nuk e njoh Elvanën. Nuk e kam njohur as Tunën, por në këtë bashkëpunim prej shtatorit deri tani jemi lidhur aq shumë, domosdoshmërisht koncerti, kështu që me Tunën tani jam shumë i afërt”. Kujtojmë se albumi ‘Fortuna’ solli sërish Rexhepagiqin në skenë si këngëtar, pas shumë vitesh mungesë.