“NUK KAM PASUR…”/ Einxhel Shkira e pranon troç: Ja nga çfarë ka hequr dorë për televizionin (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KAM PASUR…”/ Einxhel Shkira e pranon troç: Ja nga çfarë ka hequr dorë për televizionin (FOTO)

“NUK KAM PASUR…”/ Einxhel Shkira e pranon troç: Ja nga çfarë ka hequr dorë për televizionin (FOTO)

E ftuar në emisionin “Tag” nga Elona Duro, ishte moderatorja e njohur Einxhel Shkira, e cila tashmë ka nisur eksperiencën e re si moderatore e programit “E diell” në Top Channel.

Gjatë intervistës, Einxhel foli si për jetën e saj profesionale, ashtu edhe për atë private. Moderatorja rrëfeu se “E diell” kërkon shumë impenjim, aq sa për të ajo ka hequr dorë nga shumë gjëra të tjera.

“Maksimumi i argëtimit tim tani është divani, televizori ndezur, 1 milionë ushqime tek tavolina ngjitur me divanin.”- tregon moderatorja.

Einxhel rrëfen se që prej fillimit të “E diell” ka lënë të dalat natën, alkoolin si dhe gjërat që fillojnë me shkronjën “S”.

“Kam lënë edhe gjëra të tjera, gjëra që fillojnë me “S” që kur ka filluar “E diell”. Nuk kam pasur realisht nerva dhe kohë fare për t’u marrë me asnjë njeri. E vetmja gjë që dua pas pune është të kthehem në shtëpi, të rri vetëm dhe t’ja fus gjumit.”- tregon ajo.