‘JAM KAQ E LUMTUR”/ Elvana e emocionuar pas suksesit të “2 gisht mjaltë” (FOTO) – AlpeGossip
‘JAM KAQ E LUMTUR”/ Elvana e emocionuar pas suksesit të “2 gisht mjaltë” (FOTO)

‘JAM KAQ E LUMTUR”/ Elvana e emocionuar pas suksesit të “2 gisht mjaltë” (FOTO)

“2 gisht mjaltë” ka thyer rekord në historinë e kinemasë shqiptare me shitjen e biletave pasi brenda 24 orësh janë shitur mbi 5 mijë bileta vetëm në Cineplexx, pa përfshirë në këtë shifër kinematë e tjera të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

“2 gisht mjaltë” ka thyer rekordin e filmit “Fast and Furious” i cili mbante deri tani rekordin me 3 mijë bileta të shitura në 24 orë.

Sot Ermali dhe Elvana do të jenë në Prishtinë dhe me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja është shprehur e lumtur që po sjellin vetëm të qeshura tek publiku.

“Jam kaq e lumtur qe po ju sjellim te qeshura dhe gezim tek ju. Nder per mua te jem ne krahun tuaj Koco Devole, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Natasha Sela. Kuptohet edhe per aktorin me te ri Erion Veliaj. Ai është më i papari. Faleminderit! Sot jemi ne Prishtine per te qeshur e kenduar se bashku… (me shume per te qeshur dmth)”, shkruan Elvana.