Princeshë Diana dhe princi Charles kaluan një periudhë të dhimbshme gjatë divorcit publik, ndërkohë që djemtë e tyre ishin ende të vegjël.
Sigurisht pjesa më e vështirë ishte t’i shpjegonin atyre se çfarë ndodhi dhe ç’do të thoshte që dikush tjetër ishte i përfshirë në jetën e prindërve; siç ishte Camilla Parker Bowles, e cila më vonë do të martohej me princin.
Gjatë një interviste për BBC-në, në 1995 princeshë Diana tregoi si ja tha djalit të saj të madh çfarë ndodhi me të vërtetë. E rëndësishme për princeshën ishte të mos përcillte inat, tension apo faje tek i biri, për t’ja bërë më të thjeshtë situatën.
“William më pyeti se çfarë po ndodhte, cila ishte arsyeja që martesa jonë po prishej. I thashë se ishin 3 veta në këtë martesë dhe presioni i medias ishte një tjetër faktor, kështu që këto e bën të vështirë lidhjen tonë. Edhe pse unë e dua ende babin, s’mund të jetojë në të njëjtën çati me të.”
Gjithsesi, Harry nuk zbuloi asgjë për lidhjen e të atit me Camilla-n derisa ajo u bë publike në media, gjë e cila rëndoi edhe më psikologjinë e tij.
Pavarësisht stresit, inatit dhe pikëpyetjeve që kishte në kokën e djemve, princeshë Diana ka qenë gjithmonë e pranishme dhe aty, për t’i dalë në mbrojtje.
“Të humbësh një pjestar të familjes është përjetimi më i keq që njeriut i duhet të durojë. Të mos thuash më kurrë “mami” në jetën tënde duket si diçka e vogël, por jo. Unë gjithashtu, e kam ndjerë dhe e ndjej ende zbrazëtinë që më ka lënë mungesa e saj, në çdo 8 mars dhe jo vetëm.”- është shprehur William gjatë një fjalimi në 2014-ën.