NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Ja cila është mbështetja më e madhe e Meghan Markle – AlpeGossip
NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Ja cila është mbështetja më e madhe e Meghan Markle

NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Ja cila është mbështetja më e madhe e Meghan Markle

Shumë shpejt pritet të vijë në jetë fëmija i parë i dukeshës së Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Burime pranë ‘Eonline’ kanë treguar se Meghan ka marrë këshilla nga mikja e saj, Amal Clooney, e cila është bashkëshortja e George Clooney.
Të dyja vajzat kanë shumë të përbashkëta dhe ky fakt i ka afruar qëkur Markle u zhvendos në Londër në vitin 2017.
Që prej atij momenti dy mikeshat janë parë të shpenzojnë shumë kohë me njëra-tjetrën si dhe kanë bashkëpunuar në organizata humanitare.
Së fundmi ato do të kenë edhe shtëpinë e tyre pranë njëra-tjetrës.
Kujtojmë se Amal Clooney ka qenë pjesë e dasmës madhështore të mbajtur disa muaj më parë në pallatin mbretëror.