DO TË FLINI PAS 60 SEKONDASH/ Ky është truku që mjekët sugjerojnë për të fjetur menjëherë – AlpeGossip
DO TË FLINI PAS 60 SEKONDASH/ Ky është truku që mjekët sugjerojnë për të fjetur menjëherë

DO TË FLINI PAS 60 SEKONDASH/ Ky është truku që mjekët sugjerojnë për të fjetur menjëherë

Tani ka një mënyrë të lehtë dhe të miratuar nga ekspertët për të fjetur gjumë në më pak se një minutë.

Ky ilaç natyral është quajtur metoda 4-7-8, dhe po, është aq e thjeshtë sa tingëllon. Së pari, vendosuni në një pozitë të rehatshme në shtratin tuaj. Pastaj thjesht merrni frymë përmes hundës për katër sekonda, mbani frymën për shtatë sekonda dhe pastaj nxiteni ngadalë përmes gojës për tetë sekonda. Përsëriteni derisa t’ju zëri gjumë.

Profesori  i mjekësisë në Harvard, Andrew weil, është ai i cili ka miratuar këtë stërvitje nga një praktikë e meditimit  të jogës.

Ai thotë:- “Është metoda e vetme më e mirë që unë kam gjetur për të fjetur nëse nuk doni të rrini deri në orët e vona të natës.”

Kjo metodë përdoret  për të arritur një gjendje relaksi të plotë, duke luftuar stresin dhe ankthin. Me qëllim që të ngadalësoni frymëmarrjen tuaj, ngadalësohen dhe rrahjet e zemrës duke u bërë pjesën tjetër të trupit tuaj të relaksoheni. Me fjalë të tjera, është një qetësues natyror – për trupin tuaj dhe mendjen.

Tani nuk keni pse të merreni me celular gjithë natën apo të numëroni delet pasi kjo metodë më sipër do të heq këtë problem.