SURPRIZË/ Rikthehet grupi i famshëm shqiptar që dikur i fiksoi të gjithë – AlpeGossip
SURPRIZË/ Rikthehet grupi i famshëm shqiptar që dikur i fiksoi të gjithë

SURPRIZË/ Rikthehet grupi i famshëm shqiptar që dikur i fiksoi të gjithë

Mbrëmjen e djeshme në emisioni “BE Coffee” ka qenë i ftuar moderatori dhe këngëtari i njohur, Kastro Zizo i cili ka zbuluar më shumë të pathëna për jetën private dhe karrierën.

Kastro siç dihet karrierën e tij e ka filluar me grupin shumë të njohur vite më parë “2 Farm”. Ai ka qenë një nga grupet më të pëlqyera për shqiptarët këngët e  të cilëve dëgjoheshin nga të gjithë.

I pyetur nga moderatorët e emisionit, Kastro dha super lajmin për të gjithë fansat e “2 Farm”. Këngëtari zbuloi se ai mban kontaktet ende me anetarët e grupit dhe në verë kanë ndërmend të ribashkohen.

“Këtë verë ka një reunion të ‘2 Farm’. Me këtë dua të tregoj se nuk ka vetëm më muzikë me teneqe, por ka dhe muzikë të bërë mirë, të risjellë në 2019-n”, u shpreh këngëtari i cili  rrëfeu se ka ndërmend të bëjë një koncert në Tiranë me rastin e 20-vjetorit të albumit të parë.