I publikuan moshën, revoltohet Rudina Magjistari: ‘Mos m’i shtoni vitet kot’ – AlpeGossip
I publikuan moshën, revoltohet Rudina Magjistari: ‘Mos m’i shtoni vitet kot’

I publikuan moshën, revoltohet Rudina Magjistari: ‘Mos m’i shtoni vitet kot’

Ditën e djeshme, në mediat rozë ka qarkulluar një lajm në lidhje me moshën e moderatores sëfamshme shqiptare, Rudina Magjistari. Në lajmin në fjalë, thuhej se ndonëse duket fare e re, Magjistari në fakt është 44-vjeçe.

Por mosha e moderatores mesa duket paska qenë e pasaktë dhe për këtë ka reaguar vetë Rudina, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka sqaruar gjithçka.

“Informacioni është i pasaktë. Mos m’i shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos e besoni Wikipedia-n për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo!”-ka shkruar me ironi moderatorja e njohur, gjithësesi pa e zbuluar moshën e saj të vërtetë.