U THA SE NUK FLASIN ME NJËRI TJETRIN/ Këto foto nxjerrin zbuluar Noizyn dhe Oriolën – AlpeGossip
U THA SE NUK FLASIN ME NJËRI TJETRIN/ Këto foto nxjerrin zbuluar Noizyn dhe Oriolën

U THA SE NUK FLASIN ME NJËRI TJETRIN/ Këto foto nxjerrin zbuluar Noizyn dhe Oriolën

Prej kohësh në media është komentuar gjatë për sherrin mes reperit Noizy dhe modeles Oriola Marashi. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram dhe burime për ‘Panorama Plus’ treguan se miqësia e tyre kishte marrë fund pas disa mosmarrëveshjeve.

Megjithatë ndonëse prej muajsh përflitet se ata nuk kanë asnjë raport me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme njëri nga pjesëtarët e labelit OTR Cash Money i ka nxjerr zbuluar nëpërmjet disa fotove.

Mbrëmjen e djeshme gjithë pjesëtarët e OTR kanë qenë së bashku në një festë, ku e pranishme ka qenë edhe Oriola. Në fotot dhe videot e publikuara nga Cash Money shihet se Noizy dhe Oriola kanë qenë në një ambient duke ngritur kështu aludimet se marrëdhënia e tyre mund të jetë rregulluar.