NË KUSHTE SHTËPIE/ Ja 5 maskat magjike për gjithë verën – AlpeGossip
NË KUSHTE SHTËPIE/ Ja 5 maskat magjike për gjithë verën

NË KUSHTE SHTËPIE/ Ja 5 maskat magjike për gjithë verën

ëtë verë kujdesuni për lëkurën tuaj përmes këtyre maskave:

#1 Kanellë dhe mjaltë: Përzieni bashkë 2 lugë caji mjaltë dhe kanellë derisa të bëhet një masë homogjene. Kjo maskë do e pastrojë lëkurën në thellësi dhe do të keni një pamje më të freskët.

#2 E bardhë e vezës dhe limon: Të bardhës së vezës shtojini pak limon dhe vendoseni masën në fytyrë. Këshillohet të mbahet pak më gjatë se maskat e tjera, sepse veza ngrin me vështirësi.

#3 Sheqer dhe vaj ulliri: Mjafton të bëni bashkë një lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë sheqer kaf (gjendet në çdo supermarket, por në rast të kundërt mund të shtoni sheqer normal). Kjo maskë shërben si pastrues dhe i jep butësi dhe bardhësi lëkurës.

#4 Sodë buke dhe limon: Pak sodë dhe disa pika lëng limoni janë zgjidhja e duhur për lëkurë të yndyrshme dhe me pika të zeza. Nëse keni lëkurë delikate, mbajeni më pak se zakonisht.

#5 Lëkurë bananeje, sheqer dhe mjaltë: Pjesës së brendshme të lëkurës së bananes shtojini mjaltë dhe sheqer dhe më pas vendoseni në lëkurë duke bërë lëvizje rrethore të vazhdueshme. Të gjithë qelizat e vdekura do të largohen dhe lëkura do të jetë e butë dhe e pastër.