HAJDE LUKS HAJDE/ Dalin pamjet nga shtëpia madhështore e Gjyste Vulajt (FOTO) – AlpeGossip
HAJDE LUKS HAJDE/ Dalin pamjet nga shtëpia madhështore e Gjyste Vulajt (FOTO)

HAJDE LUKS HAJDE/ Dalin pamjet nga shtëpia madhështore e Gjyste Vulajt (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Gjyste Vulaj ka tërhequr vëmendjen e mediave që në daljen e saj të parë në ekran. Ajo komentohet shumë për jetën e saj private dhe për pamjen dhe postimet e ndryshme që bën në rrjetet sociale.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto me familjen e saj. Së fundmi ajo ka vendosur të tregojë një pjesë të shtëpisë së saj luksoze. Gjyste ka publikuar në Instagram një foto të dhomës së saj të ngrënies ku në sy bie tavolina madhështore e cila është e rrethuar nga një numër i madh karrigesh.

Siç shihet në të mbizotëron ngjyra e bardhë dhe në mobilje dhe në mure dhe të gjithë fansat e saj kanë ngelur pa fjalë teksa e kanë krahasuar këtë dhomë si një dhomat e pallatit mbretëror.