ENEDA NDIHET MË MIRË BEQARE/ Ja ç’mendon këngëtarja pas divorcit të saj – AlpeGossip
ENEDA NDIHET MË MIRË BEQARE/ Ja ç’mendon këngëtarja pas divorcit të saj

ENEDA NDIHET MË MIRË BEQARE/ Ja ç’mendon këngëtarja pas divorcit të saj

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa padyshim është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është komentuar gjatë për jetën e saj private, divorcin nga bashkëshorti dhe emisionet që ka prezantuar.

Së fundmi, Eneda ka qenë e ftuar në emisionin “3shat” dhe në promon e emisionit shihet se ajo ka vendosur të flas për divorcin e saj dhe jetën si beqare.

Teksa ajo është vendosur në makinën e së vërtetës, Bora e ka pyetur: “Eneda më mirë beqare?”, dhe këngëtarja ka bërë një shprehi fytyre duke treguar se ndihet më mirë tani që është vetëm.