U INSPIRUA NGA JENNIFER LOPEZ/ Alketa Vejsiu publikon videon me syze dhe pa “make up” – AlpeGossip
U INSPIRUA NGA JENNIFER LOPEZ/  Alketa Vejsiu publikon videon me syze dhe pa “make up”

U INSPIRUA NGA JENNIFER LOPEZ/ Alketa Vejsiu publikon videon me syze dhe pa “make up”

Pak ditë më parë, Jennifer Lopez guxoi të publikonte një video gjatë përgatitjeve të ‘Oscars’. Ajo dukej pa ‘make up’, me flokë të çrregullt dhe me rrathë të zinj, vetëm për tu kthyer më pas në një yll të vërtetë.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Alketa Vejsiu ditën e djeshme. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku fillimisht duket me syze dhe pa grim, por më pas stafi i saj kujdeset që ajo të shfaqet gjithmonë e kuruar në detaje.

“Momente në ‘backstage’. Këtë herë me zë dhe pa edituar gjëra. Videon e plotë, nesër në kanalin zyrtar Alketa Vejsiu në ‘Youtube’. Vajzat e ‘Class’ janë njëra më e mirë se tjetra”, ka shkruar Alketa, duke treguar se stafi i saj nuk lë pas dore asgjë, madje as çokollatat gjatë përgatitjeve.