PORTRETI PERFEKT FAMILJAR/ Ja pasuria më e madhe e Ermalit dhe Arianës – AlpeGossip
PORTRETI PERFEKT FAMILJAR/ Ja pasuria më e madhe e Ermalit dhe Arianës

PORTRETI PERFEKT FAMILJAR/ Ja pasuria më e madhe e Ermalit dhe Arianës

Vetëm para pak ditësh Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana u bënë prindër për herë të katërt. Ata sollën në jetë vajzën e quajtur Ana. Menjëherë dyshja e njohur na prezantuan me të voglën e tyre që në momentin e lindjes.

Të shumta qenë komentet dashamirëse ndaj prindërve të Anës, të cilët i uronin vajzës një jetë të gjatë. Ndërsa tashmë Ariana ka postuar për herë të parë portretin e plotë familjar me anëtaren më të re të saj. Përmes instagramit Ariana ka treguar se sa mirënjohëse ndjehet për pasurinë më të madhe që i ka falur Zoti.

“Pasuria më e madhe që unë kam është familja ime”,-ka shkruar ajo në postimin e fotos së ëmbël që ka shpërndarë. Në foto shihen të gjithë anëtarët e familjes së tyre të madhe, të cilët pozojnë të lumtur përpara aparatit fotografik. Në krahë Ariana mban më të voglën e shtëpisë, Anën.