Siç mund ta keni lexuar, në kopshtet e Pallatit të Brigadave, u mbajt pasditen e sotme (e shtunë, 12 tetor) Class Fashion Show ku u prezantuan koleksionet e vitit 2020. Nga fotot e tanishme, vihet re se një pjesë e personazheve, i kanë qëndruar besnik kodit të veshjes, që konsistonte në fustan të gjatë dhe elegant, ndërkohë që pjesa tjetër, kryesisht VIP-at që njihen për stilin e tyre të veçantë, guxuan me pantallona dhe fund/fustan të shkurtër.
Ja ç’veshën një pjesë e të ftuarve në Class Fashion Show: