PA PRISNI PAK/ Pra, Elgit Doda nuk e ditka që Klea Huta është shtatzënë – AlpeGossip
PA PRISNI PAK/ Pra, Elgit Doda nuk e ditka që Klea Huta është shtatzënë

PA PRISNI PAK/ Pra, Elgit Doda nuk e ditka që Klea Huta është shtatzënë

Prej kohësh në media thuhet se moderatorja Klea Huta është në pritje të ëmbël.

Ndonëse ajo ende nuk ka konfirmuar asgjë vetë, mediat thonë se ajo është në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe është duke pritur një djalë.

Ndonëse këtë lajm e dimë thuajse të gjithë, i ati i bebushit dhe bashkëshorti i Kleas nuk ditka ende asgjë.

Mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai ka treguar se janë thjesht lajme portalesh dhe ai nuk e di që  bashkëshortja të jetë shtatzënë.

“Ku di gjë unë. Di gjë unë. Si e dini ju të dy dhe nuk e di unë. Unë nuk di gjë. Portalet çfarë nuk shkruajnë. Për momentin nuk di gjë,”– tha Elgiti, duke u drejtuar dy moderatorëve të emisionit, të cilët i thanë: “Shtatzëni të mbarë.”

Ndërsa këngëtari ju përgjigj: “Kur ti vijë kohë pse jo.”

 

Photo credits Anjeza Dyrmishi

Më tej tregoi se dasma ishte e planifikuar dhe mes delesh u kënaq shumë.