PASKA LEZET DITËLINDJA NË KARANTINË! Orinda ia zbukuroi ditën Turit dhe surprizat s’kanë fund! (FOTO) – AlpeGossip
PASKA LEZET DITËLINDJA NË KARANTINË! Orinda ia zbukuroi ditën Turit dhe surprizat s’kanë fund! (FOTO)

PASKA LEZET DITËLINDJA NË KARANTINË! Orinda ia zbukuroi ditën Turit dhe surprizat s’kanë fund! (FOTO)

Sot është një ditë e veçantë  për familjen Hysko.

Turjani feston ditëlindjen dhe ndonëse kjo ditë e ka gjetur moderatorin e njohur në kushte karantine, bashkëshortja e tij ka ditur si ta surprizojë.

Orinda ka publikuar disa foto të papublikuara më parë nga dasma e tyre, ndërsa i lë një dedikim mjaft romantik, ku i shpreh dashurinë partnerit të saj.

“Lumturia jote është e imja.. gëzuar ditëlindjen burri i jetës time.. të dua! •Sa? …..pafund ( vazhdon por po e le me kaq…”.

Turi feston sot 35-vjetorin dhe urimet për të kanë qenë pafund, edhe pse jo ballë për ballë.

Ai ka publikuar në Instastory, momentin kur miqtë e tij dhe familja i kanë kënduar këngën e ditëlindjes në Video-call.

Mes atyre që e uruan përzemërsisht ka qenë edhe nëna e tij, për të cilën Turi i thotë dy fjalë zemre:

“35 vjet më parë vendosi të më sjellë në jetë. Kam përshtypjen se më do si ditën e parë”, shprehet ai.

Epo nuk e vëmë aspak në dyshim këtë!

/Iconstyle.al