SI TË RRITËSH DJEM QË BËJNË PUNË SHTËPIE? Sara Hoxha tregon sekretin! (FOTO) – AlpeGossip
SI TË RRITËSH DJEM QË BËJNË PUNË SHTËPIE? Sara Hoxha tregon sekretin! (FOTO)

SI TË RRITËSH DJEM QË BËJNË PUNË SHTËPIE? Sara Hoxha tregon sekretin! (FOTO)

Sara Hoxha do t’i mësojë dy djemtë e saj, Roman dhe London të kujdesen për shtëpinë e tyre dhe ta ndihmojnë mamin kur ajo ka nevojë.

Madje Sara ka nisur që tani të udhëzojë djalin e madh London sesi të lajë xhamat e dritares. Në një video të fundit të publikuar në Instastory, Sara tregon sekretin e saj sesi po rrit djem që bëjnë punë shtëpie.

“Mësoji që të vegjël”, shkruan Sara në videon e publikuar ku shfaqet London që po fshin xhamat me duart e tij të vogla.

Me sa duket, Sara po i kalon këto ditë të izolimit me disa leksione të nevojshme për djemtë e saj dhe nënat që kanë djem.

Ajo ndodhet larg familjes në Shqipëri, dhe më herët u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbrojnë jo vetëm veten por edhe njerëzit që kanë imunitet të dobët.

Ajo shprehet se vetëm duke bërë durim mund të kujdesemi për më të dobëtit.