KORONAVIRUSI/ kantautori John Prine që la gjurmë në SHBA vdes nga COVID-19 – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ kantautori John Prine që la gjurmë në SHBA vdes nga COVID-19

KORONAVIRUSI/ kantautori John Prine që la gjurmë në SHBA vdes nga COVID-19

Familja e kantautorit amerikan John Prine ka konfirmuar vdekjen e tij nga komplikimet që lidhen me koronavirusin.

I njohur për këngë të tilla si “Angel from Montgomery” dhe “Sam Stone”, Prine vdiq në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në Nashville të martën në moshën 73 vjeçare.

Gruaja e tij, e cila gjithashtu u testua pozitive për koronavirusin, u shërua.

Prine u shtrua në spital dhe u intubua  muajin e kaluar  pas një “fillimi të papritur” të simptomave të koronavirusit.

Një numër muzikantësh përfshirë Bruce Springsteen dhe Margo Price kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.