Me të qeshur me të ngjeshur, Ledioni ia hodhi një “thumb” Ardit Gjebreas! – AlpeGossip
Me të qeshur me të ngjeshur, Ledioni ia hodhi një “thumb” Ardit Gjebreas!

Me të qeshur me të ngjeshur, Ledioni ia hodhi një “thumb” Ardit Gjebreas!

Aktualisht në Top Channel po transmetohet puntata e fundit e betejave të “The Voice Kids” dhe javën që vjen do të nisin netët “live” me fëmijët më të mirë këngëtarë që janë zgjedhur deri më tani.

Në një moment, teksa Miriamit i duhej të zgjidhte vetëm një këngëtar midis tri konkurrentëve të saj, një zgjedhje e vështirë sigurisht. Prej kësaj Miriam vuri duart në kokë sepse s’mund të zgjidhte dikë, i donte të tre fëmijët ende në skuadër.

“Po të dhemb koka Miriam? Në një tjetër emision do të të rekomandonin ndonjë ilaç për kokën tani…” – tha ai si pa të keq por neve mendja na shkoi menjëherë tek Ardit Gjebrea i cili vazhdimisht ndërpret emisionin të dielave për të reklamuar sponsorat e tij, sidomos ilaçet e kokës.

A mendoni se ishte një ‘thumb’? Epo jemi mësuar me përshëndetje të tilla nga dy ekranet rivale, Top Channel dhe Tv Klan.