ÇFARË NDODHI? 25-vjetori i Albës në Dhërmi, Albi Nako s’u pa askund në darkën ku ndodhej edhe e ëma – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? 25-vjetori i Albës në Dhërmi, Albi Nako s’u pa askund në darkën ku ndodhej edhe e ëma

ÇFARË NDODHI? 25-vjetori i Albës në Dhërmi, Albi Nako s’u pa askund në darkën ku ndodhej edhe e ëma

Fundjavën që shkoi, balerina dhe prezantuesja e rubrikës së motit në “Tv Klan”, Alba Hoxha, festoi 25-vjetorin në bregdetin e jugut, pikërisht në Dhërmi.

Festës nuk i mungoi asnjë detaj, përveç koreografit Albi Nako, tashmë një ish për të. Mes emrash të njohur që u bënë pjesë e organizimit ku ishin dhe familjarët, u pa edhe balerina tjetër e njohur, Isida Mollaymeri.

Por Isida nuk është thjesht kolege dhe mikeshë e Albës. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Isida ka zbuluar se Alba është kushërira e saj më e vogël. Ajo ka publikuar tri foto, në një prej të cilave shihet pranë balerinës dhe mamasë.

“Ah, sa merak të ka pasur mamusha kur ke qenë e vogël. Gjithmonë pas teje, pas kuintave, në çdo shfaqje. Sot po e nxjerr unë, se i shkëlqen fytyra teksa të sheh të rritur. Zoti i bekoftë të gjitha nënat! Datëlindja e kushërirës. Gëzuar shpirt!”, ka shkruar Isida.

Një fakt ky, që nuk e kishim ditur më parë. E me siguri, familjet e vajzave mbushen plot gëzim kur i shohin si Albën, ashtu dhe Isidën në skenë e televizion. Kujtojmë që pak javë më parë u fol se Albi dhe Alba i kishin dhënë fund lidhjes 4-vjeçare.

Burime pranë çiftit treguan se koreografi dhe balerina e tij janë ndarë. Albi dhe Alba e morën këtë vendim për shkak të problemeve të shpeshta mes tyre dhe gjithashtu të ndikuar nga familjet e secilit, të cilët nuk ishin dakord që marrëdhënia e tyre të përfundonte me martesë.

Familjarët e Albës nuk kanë pasur sigurinë e duhur për vajzën e tyre, duke u nisur nga mënyra si i dha fund Nako me ish-balerinën e tij, Klaudia Pepa.

Nga ana tjetër, edhe prindërit e Albit kishin rezervat e tyre për një nuse balerinë në shtëpi, nga frika se mos historia do të përsëritej me divorc pas martesës.

Duhet nënvizuar fakti se, edhe pse Alba u komentua si shoqja “jobesnike” duke i marrë burrin Klaudias, pas ndarjes ajo ka rendur t’i afrohet sërish në miqësi ish-koleges dhe ish-es së të dashurit, e cila tashmë jeton në Itali.

Direkt pas ndarjes, Alba e ka fshirë Albin nga miqtë e saj virtualë në “Instagram”.

/Panoramaplus.al