“NUK U BË KURRË REALITET”/ Klea Huta poston VIDEON dhe na tregon ëndrrën e saj të ngelur në sirtar – AlpeGossip
“NUK U BË KURRË REALITET”/ Klea Huta poston VIDEON dhe na tregon ëndrrën e saj të ngelur në sirtar

“NUK U BË KURRË REALITET”/ Klea Huta poston VIDEON dhe na tregon ëndrrën e saj të ngelur në sirtar

Klea Huta i ka realizuar të gjitha pasionet e saj deri më sot. Ajo nuk ka lënë fushë pa eksperimentuar deri më sot, duke nisur nga moderimi, kënga e deri tek aktrimi. Dikush do thoshte çfarë mund të kërkonte më shumë nga jeta, por duket se Klea nuk i ka bërë realitet të gjitha ëndrrat e saj.

Ditën e sotme ajo ka publikuar videon e një vajze duke bërë patinazh në akull dhe ka treguar se kjo ka qenë një ëndërr e vjetër.

Një ëndërr e vjetër e imja, që nuk mu bë kurrë realitet”, ka shkruar Klea përkrah videos.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi ajo është rikthyer sërish në ekran me një spektakël të ri, pas një mungese shumë të gjatë. Klea ka nisur punë në “Vizion Plus” me spektaklin “Këngë Moj”, i cili deri më tani ka qenë mjaft i suksesshëm. Në të marrin pjesë artistët më të njohur, të cilët risjellin këngë të vjetra ose të tyre të kënduara live. Huta kishte pasur edhe më herët eksperienca të ngjashme në ekran, ndaj ja doli mbanë më së miri edhe kësaj here.