“DASHURI…”/ Dy vëllezërit Veshaj festojnë ditëlindjen, urimi i Jonidës na la pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
“DASHURI…”/ Dy vëllezërit Veshaj festojnë ditëlindjen, urimi i Jonidës na la pa fjalë (FOTO)

“DASHURI…”/ Dy vëllezërit Veshaj festojnë ditëlindjen, urimi i Jonidës na la pa fjalë (FOTO)

Romeo dhe Donald (ose Donald dhe Romeo) Veshaj festojnë sot datëlindjen. Po, të kesh një binjak është gjëja më ‘cool’ në botë!

Dedikimi i Jonida Maliqit – që do ta lexoni në vijim – me të drejtë do të vjedhë gjithë vëmendjen e mundshme. Prej kohësh po shijon Romancën me Romeon, por këtë herë Jonida u sigurua që kartolinën e ditës speciale për partnerin ta shumëzojë për dy. Ajo ka publikuar një moment të shkurtër në InstaStory, ku djemtë shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

“Dashuri u bëfshi 100 vjeç dhe qofshi përherë bashkë e të lumtur kështu si sot”, ka shkruar Jonida në postimin e saj. Djemtë e kanë treguar gjithmonë që kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, ndërsa tani po përgatiten për nisjen e sezonit të ri televiziv me një projekt, protagonistë të të cilit do të jenë vetë ata. Urime të shumta për djemtë kanë ardhur edhe nga miq, kolegë dhe ndjekësit e tyre më besnikë.