Julia Roberts është një aktore e njohur për shumë filma, e vlerësuar me shumë çmime, por asnjëherë nuk ka qenë protagoniste kryesore në një serial televiziv. Dhe këtë tani e mundëson “Amazon” me “Homecoming”.
Robert ka pasur role sporadike në disa seriale, në vitet ’80-’90 në një episod të “Law & Order”, në “Friends” dhe “Miami Vice”, por asnjëherë një protagonist. “Homecoming” ka nënshkruar një kontratë me “Amazon” për dy sezone, me episode rreth 30 minuta secili. Telefilmi tregon historinë e një asistenteje të një strukture sekrete të qeverisë dhe për një ushtar që dëshiron t’i rikthehet jetës normale.
E prodhuar nga “Universal Cable Productions”, regjia i është besuar krijuesit të “Mr Robot”, Sam Esmail. Xhirimet sapo kanë nisur në Los Anxhelos, ku dhe aktorja është fotografuar.















![I thonë “mjaft i hape shalët për të nxjerrë b*thën se…”, Oriola Marash e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/orriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii-400x224.jpg)