“GJYSHJA MË THOTË ÇFARË KA PARË AI TEK TI”/ Fatma tregon pse u dashurua me Alfion dhe na emocionoi (FOTO) – AlpeGossip
“GJYSHJA MË THOTË ÇFARË KA PARË AI TEK TI”/ Fatma tregon pse u dashurua me Alfion dhe na emocionoi (FOTO)

“GJYSHJA MË THOTË ÇFARË KA PARË AI TEK TI”/ Fatma tregon pse u dashurua me Alfion dhe na emocionoi (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Rudina”. Gjatë intervistës ajo zbuloi të pathëna nga historia e saj e dashurisë me Alfion.

E pyetur nga Rudina Magjistari se çfarë e tërhoqi te Alfio dhe pse u dashurua me të, Fatma u shpreh se e ka bërë për vete mirësia dhe dëshira e tij për t’i bërë gjërat me dashuri.

“E para e punës është goxha çun njëher se dhe gjyshja ime thotë ku e more aq të gjatë, nuk e kuptoj se çfarë ka parë ai tek ty. Po është mirësia, dëshira për t’i bërë gjërat me shumë dashuri. Unë jam një njeri shumë spiritual, besoj shumë tek dashuria, mendoj se shëron gjithçka dhe kjo është e vetmja gjë që dua të bëj me Noah-n.

Dua t’i jap shumë dashuri sepse mendoj që ai do jetë një mik i mirë, një i dashur i mirë, një shok i mirë në punë nëse është i mbushur me dashuri. Alfio këtë gjë më ka mësuar dhe mua, ka nxjerrë një anë mjaft të mirë nga unë sa unë nuk e dija që ekzistonte. Ka një qetësi të pashpjegueshme për gjërat dramatike, një natyrë që i thotë gjërat e bukura, që flet në lidhje me gjithçka dhe këto gjërat e thjeshta më kanë bërë shumë për vete”, tha moderatorja.