PËR T’U DUKUR BUKUR/ Këto janë 9 ide kombinimesh sipas të famshmeve botërore (FOTOT) – AlpeGossip
PËR T’U DUKUR BUKUR/ Këto janë 9 ide kombinimesh sipas të famshmeve botërore (FOTOT)

PËR T’U DUKUR BUKUR/ Këto janë 9 ide kombinimesh sipas të famshmeve botërore (FOTOT)

Karantina e gjatë në shtëpi, me pizhama dhe rroba të tjera të përditshme mund t’jua ketë zbehur pak kreativitetin, prandaj pak frymëzim nuk ju bën keq.

Ndoshta nuk na pëlqen stili i çdo personazhi të njohur, por të gjithë biem dakord kur themi se ato vishen shtrenjtë!

Sidoqoftë, këto veshje mund t’i rikrijoni dhe ju, me produkte më pak të kushtueshme, por që duken (thuajse) njësoj.

– Jennifer Lopez

Një pallto bezhë/camel, streçe lëkure, kambale (këpucë) të zeza dhe golf i zi. Kaq mjafton për t’u dukur si J Lo.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Kendall Jenner

Kombinimi me disa nuanca të bezhës, për një pamje gjithmonë chic.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Bella Hadid

Një “layered look” si Bella, mund ta rikrijoni me një bluzë/këmishë, jelek dhe xhaketë.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Selena Gomez

Palltot “Teddy” kanë qenë po aq IN këtë vit, sa sezonin e kaluar.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Sofia Richie

Këtë mund ta realizojnë të gjithë.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Elsa Hosk

Nëse doni një pamje si të Elsa Hosk, sigurohuni që xhaketa juaj ta marrë gjithë vëmendjen.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Taylor Hill

Xhupat “Puffer” ose të fryrë, nuk kanë munguar as në garderobën e të famshmëve. Një t-shirt i bardhë, atlete dhe xhinse. Më thjeshtë se kaq nuk ka!

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Katie Holmes

Aktorja ka veshur gjithashtu “puffer”, por më të shkurtër, kombinuar me xhinset e gjera, të cilat këtë sezon kanë marrë vëmendjen që meritojnë.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

– Irina Shayk

Një veshje bardhë e zi tregon dhe njëherë, fuqinë e kontrastit. Me çizmet e bardha dhe një çantë retro, veshja duket tërësisht e kompletuar.

9 ide veshjesh në dimër, që mund t'i 'vidhni' fare

Fotot u përzgjodhën nga Glamour