Tristan i bën deklaratën e dashurisë Khloe Kardashian, mirëpo masakrohet në komente nga fansat – AlpeGossip
Tristan i bën deklaratën e dashurisë Khloe Kardashian, mirëpo masakrohet në komente nga fansat

Tristan i bën deklaratën e dashurisë Khloe Kardashian, mirëpo masakrohet në komente nga fansat

Khloe Kardashian shprehu dëshirën për të shkuar me pushime buzë detit, diku në brigjet e Meksikës përmes një postimi në “Instagram”.

Dhe menjëherë partneri i saj Tristan komentoi në foto: “Ku ke dëshirë të shkosh dashuria ime?”

Mirëpo nëse për Khloe Kardashian ky ishte një moment romantik, le të themi nuk është më i tillë pasi fansat e saj e shkatërruan momentin. Ata i janë kthyer basketbollistit njëzëri se Khloe ka dëshirë të shkojë në një vend ku do e respektojë një mashkull i vërtetë.

“Diku larg teje!” – i kthehet një fanse.

“Më fal, po ty kush të ftoi” – i shkruan një tjetër.

“Me siguri do të udhëtojë e vetme në një vend të shkretë ku do të gjejë besimin dhe dashurinë që i mungon” – tha komentuesja.

“Diku, ku do e vlerësojnë për atë që është!” – shprehet një tjetër.

Epo edhe nëse Khloe ia ka falur tradhëtinë, fansat e saj nuk duan të bëjnë atë gabim, ndaj edhe kanë vendosur t’ia nxijnë jetën.