“FITOVA SIMPATI PËR TË…”/ Kiara Tito flet për momentin e njohjes me Yong Zerkën: Kisha menduar se ka tangërllik… – AlpeGossip
“FITOVA SIMPATI PËR TË…”/ Kiara Tito flet për momentin e njohjes me Yong Zerkën: Kisha menduar se ka tangërllik…

“FITOVA SIMPATI PËR TË…”/ Kiara Tito flet për momentin e njohjes me Yong Zerkën: Kisha menduar se ka tangërllik…

Një takim romantik në formën e një loje mes Kiara Titos dhe Young Zerkës në “Shiko kush luan”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Menjëherë pas transmetimit të emisionit nisën zërat se në fakt mes tyre kishte lindur vërtetë diçka, por e ftuar në “Roped With Olsi”, Tito tha se ishte e gjitha një shaka.

“Në fakt ajo nisi aty ku ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë”, u shpreh Kiara.

Ndërkohë ditëne sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, moderatorja ka treguar se ajo nuk e kishte takuar kurrë më parë këngëtarin. Kiara tha se mendonte se ai ishte shumë mendjemadh, por ndërroi opinion sapo u njoh me të.

“Nuk kemi asgjë. E kam njohur në atë puntatë të Luanës dhe fitova simpati për të, ishte një djalë shumë i edukuar. Deri diku kisha menduar se ka tangërllik, siç ndodh me personazhet, por asnjëherë nuk e kisha takuar, por kur e pashë live më gjuajti me top dhe më vrau tek gishti dhe më erdhi dhe më dha një përqafim”, tregoi Kiara për njohjen me Zerkën.

Gjithashtu moderatorja foli për infektimin e saj me Covid-19 dhe shpjegoi se pjesa më e vështirë për të kishte qenë menaxhimi i anës psikologjike. Ajo tha se frika më e madhe ishte se mund të infektonte gjyshërit e saj, mirëpo gjatë kësaj kohe është kujdesur shumë për ta duke i ruajtur në maksimum. Kiara shprehu hapur dëshirën për t’u rritur akoma më shumë profesionalisht dhe për të blerë në të ardhmen një shtëpi të sajën.