“E URREJ…”/ Pas takimit të Atdheut me Antonelën, Elvisi s’e mbajti dot veten (FOTO) – AlpeGossip
“E URREJ…”/ Pas takimit të Atdheut me Antonelën, Elvisi s’e mbajti dot veten (FOTO)

“E URREJ…”/ Pas takimit të Atdheut me Antonelën, Elvisi s’e mbajti dot veten (FOTO)

Atdheu u rikthye ditën e sotme në “Për’puthen”.

Pas hyrjes së tij, produksioni solli dhe një herë momente nga sherri me Antonelën.

Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.

Ai pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar ku konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Nga ana tjetër, ish-konkurrenti i ”Për’puthen”, Elvisi ka reaguar ndaj gjithë kësaj situate të krijuar.

Ai ka ndarë një video të publikuar nga Instagrami i “Për’puthen” ku Atdheu është përballur me Antonelën pas sherrit të bujshëm, sfondin e së cilës e ka mbushur me “hahahahaha” për të ironizuar këto që ndodhën sonte, të cilën e ka shoqëruar me emoji ”kloun”.

”E urrej t’ju them ”A ju pata thënë?” Por, a ju pata thënë?

Jo po Elvisi ju nxjerr litarin femrave, jo po i kërcënon, jo po abuzues maskilist. Jo po meshkuj si Elvisi nxitin dhunën ndaj femrave. M’qeshet se ndaloj dot”, ka shkruar Elvisi mbi atë që u pa sonte mes Atdheut dhe Antonelës.

Kujtojmë se shkaku i largimit të tij u bë një fotografi që ai publikoi në Instagram që solli një debat të ashpër me Antonelën.

Në foto thuhej se ka dy lloj monstrash, një ndër to femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për maniakëri seksuale.

“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:

  • Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.
  • Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

Për këtë të dytën jam më i sigurt.”- shkruante Elvisi në postim përkrah fotos së një litari.

Antonela shpërtheu në lot dhe tha se u ndie e ofenduar nga kjo.

Antonela u shpreh se u ndie e ofenduar nga kjo dhe shpërtheu në lot, ndërsa Arjani kërkoi përjashtimin e Elvisit, i cili një puntatë më pas bëri të ditur se kishte zgjedhur që t’u largonte nga programi. Ai u shfaq për herë të parë në ekran pas këtij sherri, ku dhe u shpreh:

“Ky ishte një manipulim situate pasi njerëzit përdorin figura letrare dhe vizive për të përshkruar një situatë, dhe dakort,  ai postim nuk ishte mënyra më perfekte për të shprehur diçka por në logjikën time, i bie të jesh vërtet idiot, që të publikosh një foto të tillë duke menduar atë mesazh, ndërkohë që je personazh publik. Unë, në vend të litarit mund të kisha vendosur pranga, dhe prap njërezit do të kapeshin, pra çdo gjë që mund të kisha përdorur në atë Story do të keqkuptohej”, tha Elvisi.