“PASTRIMI PO PËRFUNDON”/ Elita Rudi sapo na tregoi me këto pamje garderobën e saj e cila qenka rrëmujë – AlpeGossip
“PASTRIMI PO PËRFUNDON”/ Elita Rudi sapo na tregoi me këto pamje garderobën e saj e cila qenka rrëmujë

“PASTRIMI PO PËRFUNDON”/ Elita Rudi sapo na tregoi me këto pamje garderobën e saj e cila qenka rrëmujë

Elita Rudi është tashmë nënë e dy fëmijëve dhe koha për t’ja dedikuar vetes është e pamjaftueshme. Megjithatë, ditën e sotme ajo ka gjetur mundësinë për këtë pjesë dhe ka vendosur të sistemojë garderobën e saj. Moderatorja ka ndarë në Instagram disa video, në të cilat shihet duke rregulluar dollapin dhe brenda tij mund të humbasësh shumë lehtë. Nuk e kemi fjalën për rrëmujën, por për shkak të gjithë veshjeve që Elita mban brenda tij.

Elita ka treguar se një dollap shumë i madh është i mbushur vetëm me rroba të saj, që ajo i vesh në përditshmëri dhe jo vetëm. Një pjesë të tyre ajo i ka selektuar dhe nuk dihet se çfarë do të bëj me to, por mund të themi pa frikë se kjo mund të ishte garderoba e ëndrrave të shumë vajzave.

VIDEO

Këto kohë Elita nuk duhet të ketë bërë shumë ndryshime të mëdha në garderobë, duke qenë se brenda një periudhë të shkurtër pas lindjes ju rikthye sërish formave të saj trupore. Para disa ditësh moderatorja ndau në Instagram disa foto të saj, në të cilat shihej në formë perfekte. Gjatë shtatzënisë së dytë me Botën, ajo zbuloi se kishte shtuar plot 18 kilogramë, por shumë shpejt arriti t’i “zhdukte” dhe t’ju rikthehej linjave të saj të mëparshme.