GOCA MBAHUNI/ Krimineli më i bukur në botë po përgatitet për martesë – AlpeGossip
GOCA MBAHUNI/  Krimineli më i bukur në botë po përgatitet për martesë

GOCA MBAHUNI/ Krimineli më i bukur në botë po përgatitet për martesë

Modeli Jeremy Meeks cilësohet si një ndër meshkujt më të bukur në botë, por e kaluara e tij nuk ka qenë aq pozitive.

Ai u bë i njohur në kohën kur vuante dënimin në burg për armëmbajtje pa leje.

Në kohë kur vuante dënimin Jeremy ishte i martuar, ndërkohë që pas famës që mori ai u nda nga bashkëshortja me të cilën ka dy fëmijë dhe u fejua me trashëgimtaren e “Top Shop”, Chloe Green.

Por krimineli më i bukur në botë, duket se tashmë po kalon në një tjetër fazë.

Ai është fotografuar këtë të martë në Beverly Hills, duke u futur në një argjendari.

Mesa duket Jeremy dhe e dashura e tij do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë.

Jeremy aktualisht i është përkushtuar fushës së modelingut, duke u shndërruar në imazh të firmave më të njohura në botë.