JENI KURIOZË TA DINI? Ja kush është personi që ia prek Lorit telat e zemrës dhe ia mbush sytë me lot gëzimi – AlpeGossip
JENI KURIOZË TA DINI? Ja kush është personi që ia prek Lorit telat e zemrës dhe ia mbush sytë me lot gëzimi

JENI KURIOZË TA DINI? Ja kush është personi që ia prek Lorit telat e zemrës dhe ia mbush sytë me lot gëzimi

Diçka e dimë të sigurt! Lori Hoxha është tezja më cool dhe dimë të themi lum London dhe Roman që e kanë!

Trashëgimtarja e “Top Channel” na kënaq herë pas here me postime të nipërve të saj në rrjete sociale, teksa tregon vazhdimisht se është tepër e lidhur me dy djemtë e motrës së saj.

Madje, aq e lidhur sa çdo gëzim i tyre e bën të qajë nga lumturia! Kështu ka ndodhur edhe teksa Sara i lexonte çfarë i kishin shkruar London-it mësueset me mbarimin e shkollës.

Në video, Lori shfaqet e përlotur teksa shkruan:

“Unë duke dëgjuar çfarë i kanë shkruar zyshat London në mbarimin e shkollës.”, teksa e shohim të përlotur.

VIDEO

Ka dashuri më të pastër se kjo?

Lori  është një nga ato personazhe që shpesh ka treguar se jeta e saj është shumë më ndryshe nga ajo çfarë shfaq në rrjete sociale. Ajo ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme të theksuara me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

Ditën e djeshme blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit. Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.

Mirëpo shumë ndjekës të saj e kanë të pamundur ta besojnë se ajo ka probleme me ankthin dhe shëndetin mendor. Sipas tyre Lori ka gjithçka në jetë dhe nuk ka se si të ketë ankth apo sëmundje të ngjashme.

Duket e pamundur që të kesh ankth/ Si dreqin ke ankth, ti ke çdo gjë”, kanë qenë disa nga komentet e ndjekësve, që Lori ju është përgjigjur me një mesazh shumë domethënës.

“Pse? Ngaqë kam ndjekës? Po, mendoja se birkins-at e mi (çantat) më jepnin imunitet ndaj shëndetit mendor, por jo”, është përgjigjur Lori, duke treguar se kur vjen puna tek çështjet e shëndetit nuk të ndihmon asgjë.