JU KA MUNGUAR? Arilena Ara po rikthehet fuqishëm me projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj – AlpeGossip
JU KA MUNGUAR? Arilena Ara po rikthehet fuqishëm me projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj

JU KA MUNGUAR? Arilena Ara po rikthehet fuqishëm me projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj

Arilena Ara ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo.

Qetësia dhe distancimi në rrjetet sociale e paska pasur një arsye mjaft të fortë sepse ajo e ka shfrytëzuar për të punuar dhe për t’u rikthyer këtë vit fuqishëm në muzikë.

Para disa ditësh këngëtarja ka ndarë në Instagram dy foto të saj, në të cilat shihej duke punuar në një studio muzikore. Këngëtarja nuk dha asnjë lloj detaji, duke i lënë fotot që të flasin vetë. Menjëherë pas postimit kanë vërshuar edhe komentet e fansve të këngëtares, që po presin me padurim të dëgjojnë zërin e saj në një këngë të re.

FOTO

Kënga e fundit që Arilena ka realizuar ka qenë një bashkëpunim me Alban Skënderaj me titull “Ai sheh”. Ky projekt muzikor ishte dueti i parë që dy artistët realizuan me njëri-tjetrin, diçka që fansat e tyre po e prisnin prej kohësh.