“MË KANË PËRDHUNUAR 13-VJEÇE”/ Historia tronditëse e missit shqiptar: Babai në burg…. – AlpeGossip
“MË KANË PËRDHUNUAR 13-VJEÇE”/ Historia tronditëse e missit shqiptar: Babai në burg….

“MË KANË PËRDHUNUAR 13-VJEÇE”/ Historia tronditëse e missit shqiptar: Babai në burg….

Para pak ditësh në Tiranë u zhvillua “Miss Universe Albania&Kosova” dhe 19-vjeçarja Tuti Sejdiu ishte ajo që rrëmbeu çmimin si më e bukura e Kosovës. 19-vjeçarja nga Komuna e Gjilanit tregoi se këtë çmim ia dedikon babait të saj i cili ndodhet në burg prej disa vitesh, por drejtësia nuk ka funksionuar ende për të. Ajo tha se këtë çmim ia dedikon atij, i cili gjatë luftës për padrejtësinë që i kishin bërë përfundoi në burg.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat, Sejdiu ka treguar se kur ishte vetëm 13-vjeçe është trafikuar në Serbi nga një person që jeton përballë shtëpisë së saj dhe është përdhunuar nga njerëz të ndryshëm. Ndërsa tregoi se babai i saj edhe pse në burg ata nuk lejohen ta takojnë, as ta shohin duke shtuar se nuk e dinë as nëse është gjallë apo jo.

Por jo vetëm kaq pasi historia e 19-vjeçares shqiptare bëhet edhe më tronditëse kur ajo tregon se është bullizuar për vite me radhe dhe se personat që ia kanë bërë këtë të keqe e kërcënojnë, ngacmojnë dhe i kanë ndaluar shkollën.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg, shkaku që kërkoi drejtësi për vajzën.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, thotë ajo.

19-vjeçarja ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare ku është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, thotë ajo.

“Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, tha një intervistë për ATV.