BASHKËPUNIMI ME BRANDET/ Lori Hoxha dhe Luana Vjollca, dy RISITË e verës. Origjinalitet dhe… modë – AlpeGossip
BASHKËPUNIMI ME BRANDET/ Lori Hoxha dhe Luana Vjollca, dy RISITË e verës. Origjinalitet dhe… modë

BASHKËPUNIMI ME BRANDET/ Lori Hoxha dhe Luana Vjollca, dy RISITË e verës. Origjinalitet dhe… modë

Pavarësisht figurës publike vajzat e showbizzit shqiptar nuk kanë lënë pas edhe fushën e modës dhe bukurisë. Shpesh herë i kemi parë disa prej tyre që kanë krijuar brandet e tyre të veshjeve apo produkte kozmetike.

Së fundmi në qendër të vëmendjes është Lori Hoxha dhe Luana Vjollca. Lori është duke hedhur në treg brandin e saj të rrobave të banjës ne bashkepunim me “COHL’S”.

Lori si fillim ka sjellë veshjet sportive por me ardhjen e verës dhe plazhit ka zgjedhur që rrobat e banjës mos mungjonë në koleksionin e saj.

Nëse ju hedh një sy rrobave të plazhit të sjella nga Lori Hoxha, ato janë “fiks” siç i duan edhe vajzat e reja duke ndjekur dhe trendin e kësaj vere, ngjyrat dhe detajet janë të shumta.

Lori vendosi që një prej kostumeve t’i vendoste emrin e personazhit të saj të preferuar nga “Friends”, Rachel, duke treguar nga njëra anë edhe dashurinë dhe afeksionimin e madh për serialin e saj të preferuar.

Kjo e fundit të themi ka bërë “bujë” me shitjen e koleksoneve të verës që ka lançuar në treg pasi dhe interesi i vajzave  ka qene tepër i madh pasi vetë ajo mbahet si blogeria që ka një stil të veçantë.

 

Ndërsa Luana Vjollca ka sjellë çantat e plazhit dhe kapelet verore, të cilat janë të kombinuara ta dyja dhe në sy bien më shumë detajet e veçanta. Ka bashkëpunuar me “IXI Store” për të sjellë koleksionin e saj të çantave e të kapeleve të plazhit, “The Royal Jungle” (Xhungla Mbretërore).

Pse ka zgjedhur luanët për dizanjin e koleksionit të sjellë së fundmi?

Moderatorja ka zgjedhur luanët pasi dhe lidhja që emri i saj ka me ata. Por ajo është shprehur: “Ky koleksion pasqyron botën time të brendshme, si dhe dashurinë dhe përkushtimin tim të patundur ndaj Luanëve”. Çantat dhe kapelet janë të pikturuara me dorë dhe kjo e bën më unike këtë brend pasi nxjerr në pah origjinalitetin përmes ngjyrave.

Kjo e fundit ka zgjedhur që koleksionin ta ndajë sipas tipareve të vajzave: të brishta, të buta, të forta.

Por a jeni kuriozë se sa kushton kjo çantë?

Ateherë Luana ka zgjedhur që ta bëjë dhe publike, kushton vetëm 139 euro.

Këto brande duke u sjellë nga vajzat e showbizzit por në veçanti nga Lori dhe nga Luana të cilat janë dhe më të ndjekurat, ndjekësit e tyre preferojnë që çdo koleksion që ato nxjerrin ta kenë pa tjetër në garderobën e tyre, por jo vetëm.

Nëse ju hidhni një sy “Instagramit” të dy vajzave VIP aty do gjeni më të detajuara koleksionet e sjella nga vetë ato. Lori me bikinit dhe Luana Vjollca me çantën dhe kapelen verore.  Nëse dhe ju doni të kombinoheni këtë verë nga koka tek kvmbët ateherë dy brandet e sjella nga vajzat tona të showbizzit do jenv zgjidhja më e thjeshtë për ju.

Alpegossip.al