DORINA MEMA NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Kush është mashkulli që i ka marrë zemrën – AlpeGossip
DORINA MEMA  NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Kush është mashkulli që i ka marrë zemrën

DORINA MEMA NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Kush është mashkulli që i ka marrë zemrën

Dorina Mema ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5”, ku tregoi për jetën e saj në Katar, biznesin dhe si ka arritur të jetë një femër e suksesshme. Në fund Bieta e ngacmoi paksa edhe për jetën private duke e pyetur Dorinën se kush është personi që e motivon.

“Njeriu i zemrës kërkon të motivohet nga unë. Ai thotë: E ndjej që gjithçka do ti, e bën, nuk ka asgjë që të ndalon”, u shpreh Dorina.

E pyetur nga Bieta pse nuk e prezanton me publikun partnerin, Dorina u shpreh se ai është person jopublik dhe nuk dëshiron ta ngatërrojë me pjesën publike.

“Po të ishte person publik do e prezantoja me kënaqësi, por një person privat nuk ke pse e ngatërron në pjesën publike. Sepse edhe vetë jemi penduar ndonjëherë që jemi ngatërruar. Privatësia më pëlqen, është e bukur, është qetësi”, u shpreh Dorina.