NJË MUAJ NGA NDARJA ME STELËN/ Çimi nis një lidhje të re me Lindita Bimin! Publikohen PAMJET e çiftit duke shkëmbyer puthje në buzë – AlpeGossip
NJË MUAJ NGA NDARJA ME STELËN/ Çimi nis një lidhje të re me Lindita Bimin! Publikohen PAMJET e çiftit duke shkëmbyer puthje në buzë

NJË MUAJ NGA NDARJA ME STELËN/ Çimi nis një lidhje të re me Lindita Bimin! Publikohen PAMJET e çiftit duke shkëmbyer puthje në buzë

Në fillim të muajit gusht u mësua se dy ish-konkurrentët e “Për’puthen +40”, Çimi Gjeci dhe Stela Nikolla, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi u bë i ditur nga vetë Stela, e cila reagoi në rrjete sociale.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur, pa asnjë shkak dhe pa asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi…”, shkroi fillimisht Nikolla.

Më pas, në një tjetër Instastory, ajo shtoi me ironi: “Kush e sheh Çimin në rrugë, ju lutem mund ta pyesni…”.

Mbrëmjen e djeshme, Lindita Bimi, një tjetër ish-konkurrente e programit të dashurisë, festoi ditëlindjen e me këtë rast mblodhi të gjithë miqtë e saj në festën që kishte organizuar. Por nga postimet e bëra nga të pranishmit, Lindita dhe Çimi shihen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin në buzë.

Një ndër personat që zbuloi lidhjen e re ishte Gilberta Simoni, e cila publikoi pamje të çiftit, krahas së cilave shkroi: “Një takim që po e prisnim. Çifti i ri?? Gëzuar ditëlindjen Linda!”.

Më pas, vetë Lindita publikoi një video me Çimin në të cilën shfaqeshin shumë të afërt dhe gati për të shkëmbyer një puthje në buzë.

Lindita dhe Çimi e kishin shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin që në program, por më pas gjërat ndryshuan dhe ishte Stela partnerja që ai zgjodhi për të dalë jashtë.