“NA DO PUBLIKU BASHKË”/ Mikela tregon propozimin që i ka bërë Bruno: Më ka kërcënuar – AlpeGossip
“NA DO PUBLIKU BASHKË”/ Mikela tregon propozimin që i ka bërë Bruno: Më ka kërcënuar

“NA DO PUBLIKU BASHKË”/ Mikela tregon propozimin që i ka bërë Bruno: Më ka kërcënuar

Mikela dhe Bruno janë dy nga konkurrentët më të rinj të Për’puthen. Ata kanë pasur plot debate bashkë dhe karakteret e tyre duket se nuk janë përputhur deri tani.

“Nuk bën për mua. Je një femër e papjekur. Je 26 vjeç. Ke dal nga një lidhje e gjatë, je tradhtuar dhe prap je kaq e papjekur. Nuk merresh dot me mua ti. Nuk më pëlqejnë lojërat e tua ta kam thënë. Kam dal dhe nga vetja për ty dhe nga përballja me ty.”,- flet Bruno.

“Mos u merr me moshën time dhe me jetën private se e dimë shumë mirë se çfarë ke bërë dhe ti. Ti më ke kërcënuar më ke thënë në telefon kujdes ça flet në studio. Pastaj më the ki pak më kujdes se publiku na do bashkë dhe nuk duhet të sillemi ashtu. Nuk më intereson çfarë do publiku, më intereson se çfarë dua vet. Ti je fallco, po luan, do e kuptojnë të gjithë çfarë je.”,- ja kthen Mikela.

Opinonisti Arjan Konomi ndërhyn:

“Ju kam dhënë një këshillë para se të fillojë sezoni. Kini kujdes me kontaktet me njëri-tjetrin. Ju flisni me njëri-tjetrin dhe na vini këtu me fytyra të tjera. Asgjë nuk kuptojmë pastaj, nqs ju flisni me njëri-tjetrin. Krijohen paqartësi dhe asgjë nuk merret vesh”.