DONIN T’IA SHKATËRRONIN/ Rita Ora fiton betejën dhe shpëton rezidencën e saj miliona dollarëshe – AlpeGossip
DONIN T’IA SHKATËRRONIN/ Rita Ora fiton betejën dhe shpëton rezidencën e saj miliona dollarëshe

DONIN T’IA SHKATËRRONIN/ Rita Ora fiton betejën dhe shpëton rezidencën e saj miliona dollarëshe

Këngëtarja Rita Ora ka fituar betejën për të mos e shkatërruar rezidencën e saj prej 8 milionë funtesh në Londër.

Sipas “The Sun”, artistja e bleu pronën e ndërtuar në 1882 në Primrose Hill, në fillim të këtij viti për 7.5 milion paund dhe po planifikon të ndërtojë brenda saj edhe një dhomë “paniku”. Ajo do ta përdorë atë për t’u fshehur nëse sulmohet apo dikush i futet brenda.

Rita dëshiron gjithashtu të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë, që mund të identifikojnë pesë fytyra njerëzish në të njëjtën kohë. Nëntë muajt e fundit, këngëtarja ka qenë në Los Anxhelos.

Ajo po shijon romancën me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, i cili është 46 vjeç.

Një raport zyrtar shkruante: “U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulon ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ekzistojnë për t’i mundësuar klientit paqe dhe lumturi gjatë kohës që banon në shtëpi.

Për shkak të suksesit, famës, pasurisë dhe ekspozimit ndaj publikut e mediave, Rita mund të jetë e rrezikuar. Ka dy dhoma që mund të përdoren në rastet më të këqija që klienti të qëndrojë i sigurt. Dera ka bravë të fortë dhe secila nga dhomat ka gjithashtu sinjal shumë të mirë të telefonit celular”.

Në vitin 2015, fqinjët në shtëpinë e vjetër të Ritës në Londrën veriore, u ankuan për shkak të zhurmës së shkaktuar nga rindërtimi i shtëpisë natën vonë.

Sipas një burimi, dy vjet më parë, Ora detyrua të largohej nga apartamenti i saj në Londrën perëndimore, pas ankesave për zhurmën dhe pas kërcënimeve se do ta dëbonin.