“NUK BËJ SKENA…”/ Fifi flet për raportin e saj me Granitin – AlpeGossip
“NUK BËJ SKENA…”/ Fifi flet për raportin e saj me Granitin

“NUK BËJ SKENA…”/ Fifi flet për raportin e saj me Granitin

Marrëdhënia e shumë komentuar mes Fifit dhe Granitit mori hapësirën e saj edhe gjatë spektaklit të së martës mbrëma.

Ata komentuan sërish për pëlqimin që kanë shprehur për njëri-tjetrit dhe se sa mundësi egziston që raporti i tyre të kalojë kufinjtë e shoqërisë.

Dy të rinjtë gjithashtu dëgjuan edhe komentet e disa prej banorëve lidhur me raportin e tyre.

Në orët e para të mëngjesit, Fifi ka vijuar të diskutojë për pikëpyetjet që ka për raportin me Granitin.

‘’Unë çfarë kisha për të thënë e kam thënë, tani e di ai. Unë kam një familje që më ndjek dhe nuk ka shance që unë të bëj skena brenda shtëpisë’’,- tha Fifi.