“DHA SHPIRT NË DUART E MIJA…”/ Beatrix i tregon banorëve për babain e ndjerë – AlpeGossip
“DHA SHPIRT NË DUART E MIJA…”/ Beatrix i tregon banorëve për babain e ndjerë

“DHA SHPIRT NË DUART E MIJA…”/ Beatrix i tregon banorëve për babain e ndjerë

Beatrix ka vendosur të flasë me banorët lidhur me babain e saj të ndjerë.

Ajo tregoi se ai ka ndërruar jetë në duart e saj, duke lënë kështu pas një boshllëk që do të zgjaste prej vitesh.

“Dha shpirt në duart e mia, ishte shumë moment i vështirë. I vetmi problem ishte si do i thosha Albanit”,- tha Beatrix.

Më tej ajo shtoi se humbja e babait ndodhi në një moshë shumë delikate, pikërisht atëherë kur ajo kishte më shumë nevojë për të.

“Sapo ishim bërë shok, më thoshte që t’i tregoja nëse më ngacmonte ndonje djalë”,- tha ajo.

“Na ka mbajtur shumë mirë, sidomos për pajisje teknologjike na i blinte dhe mësonte të gjitha. Unë kam pasur laptop që në vitin 2000”,- tha këngëtarja