NISMA E DONALDIT PËR TË NDËRTUAR SHTËPI/ Arbër Hajdari: Ishalla Zoti ja shton garën për veprat e mira – AlpeGossip
NISMA E DONALDIT PËR TË NDËRTUAR SHTËPI/ Arbër Hajdari: Ishalla Zoti ja shton garën për veprat e mira

NISMA E DONALDIT PËR TË NDËRTUAR SHTËPI/ Arbër Hajdari: Ishalla Zoti ja shton garën për veprat e mira

Pas përfundomit të edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Donald Veshaj deklaroi se edhe pse nuk fitoi çmimin e madh, ai do të ndërtonte 4 shtëpi për njerëzit në nevojë me para nga xhepi i tij.

Kjo deklaratë është komentuar në mënyrë indirekte natën e sotme në “Post Big Brother”, ku i pyetur nga Arbana Osmani, Arbër Hajdari tha se do të ishte më mirë që këto nisma mos të bëhen publike.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen.

Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty.”- është shprehur Arber Hajdari.