“BIONDE APO BRUNE”/ Plas sherri në Për’puthen, Efi acarohet me Mevlanin: Nuk bëhem pjesë e trekënëdshave – AlpeGossip
“BIONDE APO BRUNE”/ Plas sherri në Për’puthen, Efi acarohet me Mevlanin: Nuk bëhem pjesë e trekënëdshave

“BIONDE APO BRUNE”/ Plas sherri në Për’puthen, Efi acarohet me Mevlanin: Nuk bëhem pjesë e trekënëdshave

Gjatë ditës së sotme, në puntatën e radhës të “Përputhen” është transmetuar takimi mes konkurentes së re, Çiljeta Kormuzi dhe Mevlan Shabës. Teksa ka qënë në takim konkurrenti ka kujtuar edhe njëherë që këtë sezon po ndodhet mes një vajzë brune dhe bjonde. Kujtojmë këtu që edicionin e kaluar ai ka qënë në një trekëndësh me dy ish-konkurenteve, Ledjana Prengën dhe Antonela Berishën.

Kjo deklaratë e tij padyshim që nuk është pritur mirë nga ana e Efit duke qenë se ka pasur disa takime me Mevlanin. Nga kjo kanë nisur dhe debatet me tone të ashpra mes konkurentëve

Debati:
Efi: Unë di t’i them vetëm Mevlanit se nëse ta merr mendja ti do bësh përsëri emision si në edicionet e kaluara dhe t’i sjellësh këtu prapë, brune apo bionde. Po ashtu po ta them dhe ty Çiljeta nëse ke ardhur me këto lloj mendimesh dhe të ka pëlqyer Përputhen 2, atëherë më vjen keq t’jua them por mesa duket paske parë Mevlanin mirë vitin e kaluar, paske ardhur për të njëjtën arsye.
Çiljeta: Ti e bën dhe treshin si të duash, s’ka lidhje.
Efi: Gjithsesi, jo fare nëse keni këto lloj mendimesh nuk e keni punën mirë. Ju e keni parë shumë mirë që unë kur shoh situata të tilla tërhiqem dhe mund të vazhdoni. Nuk luftoj unë për kështu gjërash. Nuk bëhem pjesë e trekëndshave.
Çiljeta: Kaq shpejt u dorëzove ti me një takim?
Efi: Nuk më vë fare në sedër ti. Kur ta shoh situatën e tillë, e di unë kur dorëzohem. Nuk është dorëzim dhe lojeëra unë nuk bëj. Mos e merr ti si të duash…
Mevlani: Tani as ajo gjëja që po bën tani, po luan rolin e kompetentes nuk po më pëlqen?
Efi: Për çfarë nuk të pëlqen? Çfarë ishte ajo? E ke thënë njëherë, e përmend Ledjanën në puntatën e kaluar, përmend njërën, përmend tjetrën, po prit njëherë mor burrë. Tani na thua prapë bjonde dhe brune. Ka ik ajo histori. Nuk mund të dëgjoj unë përsëri të njëjtat gjëra.
Mevlani: Mund të ishe flokë kuqe?
Efi: Je përsëri në të njëjtën situatë. Unë këto muhabete nuk dua t’i degjoj, nuk më interesojnë fare.
Mevlani: S’e kuptoj pse merr kaq flakë. S’do të dalësh në takim me mua, mos dil. Të tha kush ty që të kapesh përflokësh për mua.