“JAM SHËNDOSHË E MIRË”/ E shpallën të vdekur për herë të katërt, reagon Sabri Fejzullahu – AlpeGossip
“JAM SHËNDOSHË E MIRË”/ E shpallën të vdekur për herë të katërt, reagon Sabri Fejzullahu

“JAM SHËNDOSHË E MIRË”/ E shpallën të vdekur për herë të katërt, reagon Sabri Fejzullahu

Ishte hera e katërt që njoftuan se ai ka ndërruar jetë.

Artisti Sabri Fejzullahu ka reaguar pas zërave që dolën në media se ai kishte ndërruar jetë. Në një video të shpërndarë në Facebook, Fejzullahu thekson se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa ndalim.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur. Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”- tha 74-vjeçari.