“KUR PM HYRI NË BIG BROTHER, UNË ISHA…”/ Sarah zbulon si po shkon lidhja: Mami kishte qejf… – AlpeGossip
“KUR PM HYRI NË BIG BROTHER, UNË ISHA…”/ Sarah zbulon si po shkon lidhja: Mami kishte qejf…

“KUR PM HYRI NË BIG BROTHER, UNË ISHA…”/ Sarah zbulon si po shkon lidhja: Mami kishte qejf…

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për lidhjen e saj me Dj PM. Ajo tregoi se si po shkon romanca dhe nëse ka takuar familjarët e Pajtimit.

Blogerja tregon se kur ka hyrë PM në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo ka qenë e mërzitur pasi ishte në nominim.

“Ditën që ka hyrë PM unë dola më pak e preferuar, apo dola në nominim. Isha shumë e mërzitur, kur dolëm jashtë çunat hynë si Dj. Kur futen në dhomën e rrëfimit, tregojnë se janë banorë dhe PM tha se një nga vajzat që më pëlqen është Sarah. Të dy më kanë pëlqyer shumë sa i pashë. Sollën një ndryshim në shtëpi. Kishin shakatë e tyre, ishin të dy bashkë”, tha Sarah.

Kjo e fundit tregoi se ka takuar mamanë dhe motrën e madhe të Pajtimit.

“Kur PM hyri në BB VIP, unë isha e mërzitur”/ Sarah

“Kam takuar motrën e madhe dhe mamanë e tij. Ndërsa ai babin e takoi në BB VIP dhe mamin në rrugë, asgjë e menduar. Mami kishte shumë qejf ta takonte se e ka ndjekur që kur ka qenë në BB VIP dhe që ishte fans”, tha blogerja.

Berisha tha se familja nuk e ka pyetur për PM se nuk duan ta vendosin në siklet, pasi është ende herët.

“Kur kam dalë nga Big, nuk më ka pyetur fiks, se e di se vihem në siklet. Kemi qenë të dy në kafe dhe babi më pyet se si shkon me PM, por nuk më ngacmon shumë.

Unë këtë periudhë, duke qenë se PM vjen këtej dhe unë shkoj në Kosovë, kalojmë kohë bashkë. E më ndodh që në Durrës të shkoj në fundjavë ose vetëm një ditë e kthehem dhe ata mërziten”, zbuloi Sarah.

Ndërsa duke folur për fansat e shumtë, blogerja tha se nuk e kishte imagjinuar se do të kishte një mbështetje kaq të madhe.

“As nuk e kisha imagjinuar që mund të kishim këtë lloj mbështetje. Mund të themi se kemi qenë dy banorët me më shumë fan pagë në rrjetet sociale. Fansat duan më shumë foto nga unë e PM se janë mësuar duke na parë 24 orë, por ne duam të jemi pak privat, ta shijojmë lidhjen”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.