“DO JETË DIÇKA KREJTËSISHT E RE”/ Miriam Cani zbulon projektin e ri që do të sjellë së shpejti – AlpeGossip
“DO JETË DIÇKA KREJTËSISHT E RE”/ Miriam Cani zbulon projektin e ri që do të sjellë së shpejti

“DO JETË DIÇKA KREJTËSISHT E RE”/ Miriam Cani zbulon projektin e ri që do të sjellë së shpejti

Miriam Cani është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar.Ajo ka zgjedhur që jeta e saj private të mos ekspozohet shumë në mediat rozë dhe publiku nuk di shumë për të.Vec fotove të rralla që ndan si portret familjar së bashku me Albanin dhe fëmijët, Miriami është mjaft e rezervuar.

E ftuar në ‘Top Albania Radio”, ajo ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Ajo ka treguar se bëhet fjalë për një ninullë e cila do të jetë një dedikimi për dy fëmijët e saj.

“Kemi bërë diçka që do dalë këto ditë. Jemi duke punuar mbi disa materiale muzikore. Nuk dua të zbuloj shumë. Po bëj diçka totalisht të re për sa i përket karrierës sime, rrugëtimin tim muzikor. Është diçka që unë e ndjej më shumë se kurrë.

Lidhet me gjithçka sa me biznesin, aq edhe me jetën familjare. Kam bërë një ninullë. Është një projekt shumë i ndjerë, shumë i bukur. Ka vite që e mendoj si projekt, por ka qenë problemi i kohës. Tani erdhi natyrshëm, Albani kompozoi diçka shumë të bukur. M’u përshtat shumë dhe do dalë këto ditë.”, tha ajo.