Në SHERRIN mes repereve shqiptare Taynës dhe Rinës, ndërhyn dhe Genta e BB (FOTO) – AlpeGossip
Në SHERRIN mes repereve shqiptare Taynës dhe Rinës, ndërhyn dhe Genta e BB (FOTO)

Në SHERRIN mes repereve shqiptare Taynës dhe Rinës, ndërhyn dhe Genta e BB (FOTO)

Tayna dhe Rina janë dy reperet e reja shqiptare që kanë bërë shumë bujë jo vetëm me këngët, por edhe me deklaratat ndaj njëra-tjetrës. Të dyja e quajnë veten “Mami të repit” duke i bërë “diss” njëra-tjetrës me tekstet e këngëve. “U bënë shumë reperka po këto e dinë kush është mami”, thotë Rina në këngën e re me titull “Mami”. “E si t’mnijn mu, as ty mo nuk t’knohet, kush është mami”, ja kthen Tayna në këngën e re me titull “Shqipe”.

Por mes sherrit që kanë vajzat me njëra-tjetrën, së fundmi ka ndërhyrë edhe Genta e Big Brother. Kjo e fundit në një foto të postuar në Instagram ku shfaqet si gjithnjë seksi, shkruan: “Mami reperkave big Genta”, duke shkaktuar shumë të qeshura.