E LINDI DJALIN ME NËNË ZËVËNDËSUESE/ Angela Martini zbulon një detaj që nuk e kishe thënë më parë: Në vitin 2018… – AlpeGossip
E LINDI DJALIN ME NËNË ZËVËNDËSUESE/ Angela Martini zbulon një detaj që nuk e kishe thënë më parë: Në vitin 2018…

E LINDI DJALIN ME NËNË ZËVËNDËSUESE/ Angela Martini zbulon një detaj që nuk e kishe thënë më parë: Në vitin 2018…

Ka disa muaj që jeta e modeles së njohur, Angela Martini ka ndyshuar. Katër muaj më parë ajo dhe bashkëshorti rumun, Dragos Savulescu, janë bërë prindër për herë të parë.

Bukuroshja shkodrane ka zbuluar më herët se djali i saj, Kyree, ka ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese. Por pavarësisht kësaj, Angela ka treguar se që në momentin që ka ardhur në jetë, e ka ndjerë lidhjen e fortë me të.

Së fundmi, modelja seksi ka ndarë me ndjekësit një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka treguar edhe një fakt të cilin nuk e kishte shprehur më parë.

E lindi djalin me nënë zëvendësuese, bukuroshja shkodrane

Ajo shkruan se fëmija i tyre ishte ngjizur që në vitin 2018 dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese.

“I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq avangard për kohën tënde dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. Ps. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021”, ka treguar Angela Martini.

Kujtojmë se djali i tyre, Kyree lindi në 2 dhjetor 2021 nga një nënë zëvendësuese në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E lindi djalin me nënë zëvendësuese, bukuroshja shkodrane