“NUK DO E LIJA SHQIPËRINË NË BALTË”/ Noizy shpreh dëshirën për të na përfaqësuar në Eurovision: Do bëhet diçka e madhe – AlpeGossip
“NUK DO E LIJA SHQIPËRINË NË BALTË”/ Noizy shpreh dëshirën për të na përfaqësuar në Eurovision: Do bëhet diçka e madhe

“NUK DO E LIJA SHQIPËRINË NË BALTË”/ Noizy shpreh dëshirën për të na përfaqësuar në Eurovision: Do bëhet diçka e madhe

Noizy në Eurovision? Mos u habisni nëse kjo ndodh në të ardhmen.

Të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet ditën e sotme. I ftuar në “Abc e Pasdites” Noizy u pyet nëse e ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në festivalin europian, gjë për të cilën u shpreh se do e mendojë dhe premtoi se do bënte maksimumin dhe do kishte shumë impakt.

Ndonëse u shpreh se nuk e ka idenë se si mund të marrë pjesë ai u bëri thirrje producentëve të marrin në konsiderate dëshirën e tij.

“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa europianë dhe nuk do e lija Shqiperinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohi me interesim të me fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Me intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe.”- deklaroi Noizy.

Artisti mes të tjerash zbardhi edhe detajet nga koncerti dhe jeta personale. Ai u shpreh se të gjithë artistët që i kishin premtuar se do jenë në koncert nuk do mungojnë. Edhe Duda me Stresin? As po, as jo. Noizy e la derën e hapur duke u shprehur se “Kush tha se nuk do jenë?”.

Sa i përket jetës personale reperi deklaroi se aktualisht është i fokusuar te muzika dhe plane si martesa dhe fëmijët janë të largëta. Por gjithsesi, “kurrë nuk i dihet, nuk bëj plane” u shpreh Noizy.