I QUAJTI NDJEKËSIT “DEBILA”/ Big Mama tregon arsyen (FOTO) – AlpeGossip
I QUAJTI NDJEKËSIT “DEBILA”/ Big Mama tregon arsyen (FOTO)

I QUAJTI NDJEKËSIT “DEBILA”/ Big Mama tregon arsyen (FOTO)

Ajo është një nga këngëtaret më të hershme të skenës. Nëse jo me projekte muzikore, Big Mama shumë aktive është në rrjetet sociale, shkruan Syri Kosova. Me rënien në peshë, këngëtarja publikon vazhdimisht imazhe të reja dhe duket në formë shumë të mirë.

Së fundi, Big Mama publikoi një foto, në të cilën shihet e veshur me një fustan të gjatë, të cilin e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza. Ajo ishte ulur në karrige, në të cilën nuk i shihej njëra këmbë, andaj komentuesit i thanë se e ka hequr krejt këmbën me fotoshop.

Pas këtyre komenteve, këngëtarja reagoi ashpër duke shkruar “Ja ku e kam kemben po nga fustani nuk me duket shyqyr zotit nuk jemi aq debila sa ju te bejm asi kiksa me zhduk kemben photoshop. Nuk di pse mirem. Me ju tju jap sqarime kur truri juj aq kupton”.

ImageImage